Drita-Shkëndija Tetovë 1-0(Shënues: Arb Manaj 20’)
Drita Gjilan: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Pëllumbi, Ovuka, Broja, Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Manaj.
Trajner: Zekirija Ramadani
Shkëndija Tetovë: Gaje, Trumçi, Fetai, Cake, Uebster, Ramadani, Alhasan, Spahiu, Krasniqi, Latifi, Tamba.
Trajner: Jeton Beqiri

Derbi shqiptar i Conference League, në mes Dritës së Gjilanit të drejtuar nga trajneri Zekiria Ramadani dhe Shkëndisë së Tetovës me trajner Jeton Beqiri, është mbyllur me fitoren e ekipit kosovar, Drita me rezultatin minimal, 1 me 0.
Ndeshja e luajtur sonte prej orës 21:00 që në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka qënë historike, pasi për herë të parë dy skuadra shqiptare përballen në kompeticionin e Conferencë League.

Ajo që spikatur në këtë derbi kanë qënë koreografitë që bashkojnë shqiptarët, përmes grupimeve të dy tifozërive, “Intelektualët” dhe “Ballistët”.
Goli i avantazhit për Driten është shënuar nga Arb Manaj në minutën e 20-të pas një krosi të dhënë nga e majta e sulmit vendas, ku topi në formë harku përfundoi në rrjetë pa u prekur nga asnjëri prej futbollistëve në zonën e tetovarëve.
Me rezultatin 1 me 0 për gjilanamasit u mbyll pjesa e parë, ndërkohë, pjesa e dytë ka qënë shumë e dyluftuar, sidomos Shkëndija, në gjirin e së cilës luajtën edhe tre ish të Superiores së Shqipërisë, Liridon Latifi, Aleksandër Trumçi dhe Sebastian Spahia, shfaqi një ritën të lartë, por pa mundur të shënojë.
Përundimisht, koha e rregullt prej 90-të minutash si dhe ato shtatë shtesë, fikspoi fitoren e Dritës me rezultaitn 1 me 0.



