Tuesday, December 2, 2025

Futboll Femra-Kombëtarja e Shqipërisëve kryeson pjesën e parë me golin e shkodranes Alma Hila, Turqia e barazon në pjesën e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Turqi-Shqipërisë 1-1(Shënues: Ebru Topçu 50’ /Alma Hila 20’)

Formacioni i Shqipërisë: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka. Trajner: Armir Grima

Shqipëria e vajzave barazoi 1–1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Turqisë. Në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, golin për skuadrën tonë e shënoi Alma Hilaj, ish futbolliste e Juban Danjes në kampionatin shqiptar.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spahiu (GK), Curraj, Hamonikaj, Hilaj, Bajraktari, Franja, Doçi (c), Zarka, Krasniqi, Berisha, Troka.

Përfaqësuesja jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke mbrojtur saktë, duke sulmuar me shpejtësi dhe duke treguar qarkullim të pastër të topit. Vajzat tona u shfaqën më të shpejta dhe më të organizuara se vendaset, të cilat e patën të vështirë të gjenin hapësira për shkak të lojës kompakte të skuadrës sonë.

Kuqezezat kaluan shpejt në avantazh, në minutën e 20-të. Pas një krosimi të Megi Doçit në zonë, qendërmbrojtësja Alma Hilaj u gjend saktë dhe shënoi me kokë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë. Edhe pas golit, skuadra vazhdoi të krijonte mundësi të mira në sulm, por nuk arriti të gjejë sërish rrjetën. Pjesa e parë u mbyll 0–1 në favorin tonë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Turqia gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të, falë një goditjeje të fortë nga jashtë zone të numrit 10, Ebru Topçu. Vendaset u shfaqën më kërkuese në këtë fraksion, duke u afruar disa herë rrezikshëm pranë zonës sonë dhe duke kërcënuar portën.

Edhe skuadra jonë pati momente të mira në lojë gjatë pjesës së dytë, por disa faulle të dukshme nuk iu akorduan vajzave tona, duke ndikuar në ritmin dhe zhvillimin e aksioneve. Në minutat e fundit Shqipërisë iu mohua edhe një penallti, pasi Krasniqi depërtoi në zonë dhe u pengua qartë, por arbitrja kryesore nuk reagoi dhe vendosi të mos fishkëllejë. Ky vendim ndikoi në rezultatin final, megjithëse vajzat tona luftuan deri në sekondat e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Shqiperia e vajzave do të luajë një tjetër miqësore ndaj Turqisë të hënën me 1 dhjetor ne ora 14:00 ne stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img