Vllaznia-Teuta,është një nga sfidat e javës së 13-të të Abisnet Superiore që do të luhet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës prej orës 18:00,ndërsa kjo sfidë do të gjykohet nga arbitri Daniel Vrapi.
Ky është vendimi që ka mar sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit duke pasur si shoqërues asistentët Mario Shazivari dhe Stivi Met-Hoxha,ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Laver Alla.
Në sistemin VAR është i caktuar Kreshnik Barjamaj dhe AVAR Albano Stolaj.
Delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit është emëruar Besnik Çela,ndërsa Vëzhgues i arbitrave Sokol Çekaj.
Fotmacionet zyrtare
VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Gurishta, Bajrami, Bismark, Mala, Qato, Jago, Kastrati, Balaj, Kallaku. Trajner: Edi Martini
TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Vila, Votlai. Trajner: Enkeleid Dobi
Fatos LAMAJ



