Thursday, December 4, 2025

Nesër, të premten e 5 dhjetorit, në Uashington, D.C hidhet shorti për Kupën e Botës 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të premten e 5 dhjetorit do të hidhet shorti i fazës së grupeve të finaleve të Botërorit FIFA 2026. Ankthit po i vjen fundit e të gjitha skuadrat do të njohin grupet dhe kundërshtarët me të cilët do të përballen në rrugëtimin e fundit drejt trofeut të Kupës së Botës.

Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese në Uashington, D.C., do të presë shortin final të Kupës së Botës FIFA 2026. Kjo veprimtari madhore e pritur globalisht do të zbulojë ndeshjet e fazës së grupeve për Kupën e Botës, e cila për herë të parë do të presë 48 ekipe.

Shorti do të përfshijë një formacion mbresëlënës argëtimi, me performanca live nga Andrea Bocelli, Robbie Ëilliams, Nicole Scherzinger dhe Village People, duke i shtuar ankthit të shortit një moment kënaqësie e relaksi.

Detyrat e prezantuesit do të ndahen midis supermodeles dhe personalitetit televiziv Heidi Klum, komedianit dhe aktorit Kevin Hart dhe aktorit Danny Ramirez. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pjesë e eventit do të jetë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img