Erzeni-Basania 2-1(Shënues: Kortes 52’, Hasanaj 66’/Jurgen Gjini 35’)
Erzeni:Makundu,Paplekaj,Asema,Uallac,Hasanaj,Zaimaj,Kortes,Duraku(Tahiri 75),Dragoj(Metani 90+3),Çema(Vidrica 46),Idris Trajner:Alert Alcani
Basania:Marku,Marashi,Shema,Hoxhaj(Toma 86),Nikshiqi(Elbasani 56),Leka,Kola,E.Shimaj(Kufu 53),Kaçubela(Çezma 86),Gjini,H.Shimaj Trajner:Erjon Mani
Gjyqtarë:Dashnor Veizaj,Edlir Malo(Lushnje),Renald Seferaj,Klajdi Qëndraj(Vlorë) Delegat:Armando Mandro(Tiranë) Vëzhgues:Arben Pregja(Tiranë)
Ndeshje e cila nis me një ritëm të qetë për të dyja skuadrat,por me kalimin e minutave loja do të merte tjetër rrjedhë.
Dy herë Dragoj për Erzenin dhe njëherë Gjini për Basanian do të jepnin sinjalin që asnjëra prej skuadrave nuk donte barazimin.
Terreni i rënduar i stadiumit “Tofik Jashari” bëri që të dyja skuadrat të luanin me topa të lartë ndërsa do të ishte Basania e cila do të gjente rrugën e rrjetës.
Pas një aksioni të shpejtë në minutën e 35-të është sulmuesi Jurgen Gjini që gjuan dhe topi kalon vijën fatale, asistenti Malo sinjalizon që topi ka kaluar përtej vijës dhe kështu kryesori Veizaj akordon gol.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol të shënuar nga Gjini,ndërsa pjesa e dytë ka të njëjtën tablo Erzeni në kërkim të golit të barazimit ndërsa Basania në mbrojtje të rezultatit.
Ekipi vendas e nis mjaftë mirë pjesën e dytë ku në dy momente shfaqet rrezikshëm në zonën e Basanias ku sulmuesi Vidrica i futur në pjesën e dytë nuk arrin të gjej golin e barazimit.
Atë që nuk e bën sulmuesi Vidrica e bën mjaftë mirë mbrojtësi Kortes i cili kërcen mbi të gjithë dhe gjuan saktë duke barazuar ndeshjen në minutën e 52-të.
Basania shokohet pas golit dhe ekipi nga Bushati nuk gjen forcë për të reaguar.
Nga ky shok i skuadrës mike përfiton sërish Erzeni dhe pas një rrëmuje në zonën e Basanias është Hasanaj i cili brenda zonës nuk fal duke kaluar Erzenin në avantazh në minutën e 66-të.
Pas pësimit të golit të dytë Basania mundohet të reagoj dhe Kaçubela e Gjini këmbëngulin të gjejnë hapësira në mbrojtjen vendase por e kan të pamundur.
Loja bëhet tepër interesante madje dhe nervoze aq sa detyron kryesorin Veizaj të ndëshkoj me kartonë të verdhë futbollistët e të dyja skuadrave. Madje në një moment u pretendua për 11-metërsh nga ekipi i Basanias, ku Hoxhaj i ardhur në ndihmë të sulmit shkelet nga njëri prej mbrojtësve të Erzenit por gjyqtari Dashnor Veizaj e konsideron gjithçka të rregullt.
Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë përveç disa zëvendësimeve dhe gabimeve në pasim të të dyja skuadrave,duke bërë që gjithë ndeshja të përfundoj me fitoren e Erzenit më shifrat 2-1.
Fatos LAMAJ



