Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Tiranës, që do të nisë më 30 mars 2026.
Kursi për licencën UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha, konkretisht:
- 30 mars – 3 prill
- 4-8 maj
- 1-5 qershor
- 22-26 qershor
Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë:
* Diploma e Shkollës së Mesme
* Licenca UEFA C – minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner apo zv.trajner i një skuadre, me vërtetim përkatës) (Ky kriter nuk aplikohet për ish-lojtarët me mbi 7 vite eksperiencë profesionistë)
* Vërtetim për aktivitetin që ushtrojnë aktualisht (nga ekipi përkatës)
* Fotokopje e ID-së ose pasaportës
* Raport mjeko-ligjor
* Numër kontakti / CV
Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike dokumentacionin e kërkuar në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al , si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është data 27.02.2026.
Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.
Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al .



