Tuesday, December 9, 2025

Vllaznia humbi me Elbasanin, por luajti denjësisht me një futbollist më pak në fushë. Trajnerët e ekipeve Kombëtare nuk përzgjedhin asnjë kuqeblu në formacionin më të mirë të javës së 15-të Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 15-të e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City.

Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Ajo që të bën përshtypje dhe që është shoqëruar me një reagim dhe pakënaqësi nga opinioni sportive shkodran, ka të bëjë me faktin se asnjë futbollist kuqeblu në figuron në formacionin më të mirë të javës.

Vertet Vllaznia u mund 1-0 nga Elbasani, por në gjykimin e tifozëve dhe më gjërë ka bërë një përqësim dinjitoz në fushën e lojës, aq më tepër ku pas një vendimi të dyshimtë të arbitrit Ferataj, luajti për mbi 75 minuta pa lojtarin kryesor të prapavijë, Elmando Gjini, i ndëshkuar me karton të kuq duke mos qënë ai shkaktuesi i faullit.

Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.

Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës.

Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit.

Faton Neziri i Dinamo City, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Roëan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit.

Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img