Tuesday, December 23, 2025

Lajm i trishtë për medien sportive dhe më gjërë. Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori e publicisti i rrallë Ismet Bellova

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një lajm i trishtë vjen për komunitetin e medies sportive, për sportin shqiptar e më gjërë. Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, një nga figurat më të spikatuara të medies sportive, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori e publicisti i rrallë Ismet Bellova.

Kontributet e tij për sportin shqiptar janë shumëplanëshe, kur kemi parasysh edhe pozicionet e tij zyrtare që ka pasur për shumë në Federatën Shqiptare të Futbollit, Komitetin Olimpik Special, etj.

Isha me shumë fat, që para rastin ta njoh nga afër dhe të marr mësimet e para për gazetarinë sportive nga ky personalitet i medies sportive e më gjërë. Takimet me të, zyrtare dhe më pas edhe shoqërore, ishin shumë të vlefshme për ecjen përpara në gazetarinë sportive dhe padyshim do të mbeten një kujtim i paharruar për profesorin e madh.

Në emrin tij personal dhe të Portalit Veriu Sport, i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes Bellova për humbjen e njeriut të tyre të afërt dhe mbarë komunitetit mediatik, për humbjen e kësaj figure të madhe të mikrofonit sportiv shqiptar.

Pushofsh në paqe, profesor Ismeti, i paharruar kujtimi yt!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img