Monday, December 22, 2025

(Video) BOKS-Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë . Spikasin fitoret e kampionit Arjon Kajoshi, Renato Gurra dhe Ersilio Rrgalla

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupa e Shqipërisë në Boks, ishte aktiviteti i fundit i Federatës Shqiptare të Boksit për vitin 2025, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në palstrën e boksit të qytetit të Shkodrës.

Me një numër të kufizuar sportistësh, në kalendar kanë qënë vetëm shtatë duele, përfundimi i të cilëve ka fiksuar boksierët fitues në peshat përkatëse si dhe ekipin më të mirë.

Kështu, në duelin e peshës deri në 55 kg, Hysen Karmeshtna i Vllaznisë- Kristian Koco i Flamurtarit, fitues është shpallur Koco i Flamurtarit.

Nga ekipi i Flamurtarit ka dalë edhe fituesi i peshës deri në 65 kg ku Ibrahim Mezani mundit Kristian Balën e Vllaznisë.

Dueli i peshës deri në 75 kg, Ergys Toçi i Teutës-Arber Arizi i Elbnasanit, nxori, fitues durrsakun Toçi.

Fitorja e parë për Vllazninë vjen në peshën deri në 80 kg përmes kampionit Arjon Kajoshi, i cili mundi Antonio Pali të Besëlidhjes.

Vllaznia vijon të fitojë edhe dy  peshat e tjera të konkurimit, ato 85 dhe 90 kg, ku boksierët shkodranë Renato Gurra dhe Ersilio Rrgalla, mundën respektivisht Armando Grishaj dhe Kledison Gurraj po të Vllaznisë.

Bazuar në rezultatet teknike në secilen peshë, fitues i Kupës së Shqipërisë për vitin 2025 është shpallur ekipi i Vllaznisë me trajner Lazarin Vila, sukses ky që vjen pas fitores edhe të titullit kampion, duke konfirmuar boksin shkodran absolutin e boksit shqiptar.

Rezultatet teknike të ndeshjeve finale-Kupa e Shqipërisë në BOKS

Kategoria 55kg

Hysen Karmeshtna (VLL)- Kristian Koco(Flamurtari), fitues Flamurtari

Kategoria 65kg

Kristian Bala (VLL)-Ibrahim Mezani(Flamurtari), fitues Flamurtari

Kategoria 75kg

Ergys Toci(TEU)-Arber Arizi(ELB), fitues Teuta

Kategoria 80kg

Arjon Kajoshi(VLL)-Antonio Pali(Beslidhja), fitues Vllaznia

Kategoria 85kg

Renato Gurra(VLL)-Armando Grishaj(VLL), fitues Gurraj.

Kategoria +90kg

Ersilio Rrgalla(VLL)-Kledison Gurraj(VLL), fitues Rgalla.

(Video) Pamje nga ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në boks, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë Lazarin Vila, të presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli dhe sekretarit të FSHB Enea Kovaçi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img