Monday, December 22, 2025

Abissnet Superiore në RTSH/ Kalendari dhe kanalet ku do të transmetohen ndeshjet e javës së 18-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 18-të e kampionatit “Abissnet Superiore” që përkon me javën e fundit të futbollit në këtë kategori për vitin 2025 do të zhvillohet nesër dhe pasnesër.

Të martën do të luhen dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Teuta pret kryesuesen Egnatia në “Niko Dovana” ndërsa Partizani do të përballet me Dinamo City-t në “Arena e Demave”. Të dyja sfidat do të luhen në ora 18:00 dhe do të transmetohen rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. FK Vora – Bylis do të luhet në ora 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në RTSH 2 ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”, takim që do të transmetohet në RTSH Sport.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img