Monday, January 12, 2026

(Video) Haris Dalipi, trajneri i AF Vllaznia U16, që po përgatit talentet e së ardhmes: Rei Shpuza portjer, Nikolas Gjoni qëndërmbrojtës, dhe Daniel Marku sulmues, e ardhmja e futbollit shkodran

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Atë nuk e bëra si futbollist i Vllaznisë, shpresoj ta arrij si trajner”, thotë ndër të tjera në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i AF Vllaznia U16, Haris Dalipi.

Pas mbylljes së karrieres si futbollist, Dalipi i është përkushtuar me plot passion punës në detyrën e trajnerit, ku gjatë viteve të fundit duke drejtuar ekipet e kategorive të ndryshme të Superligës së moshave me Akademinë e Futbollit Vllaznia, përfshirë edhe kombëtaren e moshave, ka arritur rezultate shumë të mira.

Një përvojë kjo që i ka dhënë mundësinë që nga duart e tij të dalin breza furtbollistësh cilësorë, një pjesë e të cilëve kanë mbërritur edhe në ekipin e parë të Vllaznisë, apo në klube të tjera, veriore dhe më gjërë.

Aktualisht, Haris Dalipi është në krye të ekipit Vllaznia U18 ku duke bashkëpunuar fillimisht me kolegun e tij Khaled Hoxha dhe më pas me Ardit Mesin, e mbylli fazën e parë të kampionatit të Superligës U16 në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 29 pikë, vetëm dy pikë më pak sesa Tirana e vendit të parë. Ekipe këto që i janë shkëputur rivalëve të tjerë, pasi Partizani i vendit të tretë dhe Teuta e katërta, janë me diferencën prej tetë dhe nëntë pikë nga vendi i dytë.

Ajo që vlerësohet më shumë tek ekipi U16 ka të bëjë me elementin me perspektive që kjo skuadër ka në gjirin e saj. Ndër to, trajneri Dalipi veçon, portjerin Rei Shpuza që është edhe kapiten i skuadrës, Nikolas Gjoni qëndërmbrojtës, dhe Daniel Marku sulmues, për të cilin thotë se “shumë shpejt do t’ia dëgjojmë emrin edhe në ekipin e parë, pasi edhe sot spikat si golashënues i aftë me 10 gola në 12 ndeshje”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Vllanmzia U16, Haris Dalipi si dhe pamje nga seanca stërvitore e ditës së hënë zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi”, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img