Sunday, November 24, 2024

Futboll femra-Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë. Absurditet, Apolonia nuk paraqitet në finale dhe e humb ndeshjen në tavolinë 3-0

Lexo

Në orën 18.00 të pasdites së sotme, duhej të luhej në “Air Albania”, finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia. Ndërkohë që nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit ishin marrë të gjitha masat organizative për zhvillimin e kësaj finaleje, në fushë është paraqitur vetëm ekipi i Vllaznisë. Mos prezenca e skuadrës fierake, Apolonia ka çuditur të gjithë. Bëhet fjalë për skuadrën nënkampione të Shqipërisë, e renditur menjëherë pas skuadrës kuqeblu, ndërkohë që gjatë periudhës së viteve të fundit ka qënë rivalja kryesore e Vllaznisë duke luajtur disa finale ndaj saj, por që për hirë të së vertetes, të gjitha i ka fituar skuadra shkodrane.

Sipas rregullores së FSHF-së, me mosparaqitjen e ekipit kundërshtar, gjyqtarja kryesore e ndeshjes ka vërshëllyer tre herë duke sinjalizuar mbylljen e asaj ndeshje që duhej të luhej në këtë sfidë finale. Kësisoj, Vllaznia e Shkodrës, duke e fituar në tavolinë ndeshjen me rezultatin 3-0 shpallet automatikisht fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin sportiv, 2020-2021.

Ndonëse në rrugë zyrtare nuk ka një njoftim për mospjesëmarrjes të skuadrës fierake në këtë finale kupe, nga burime të brendshme  mësohet se një nga arsyet që drejtuesit e Apolonisë e kanë marrë këtë vendim ka të bëjë me një reagim të tyre në lidhje me dënimin javë më parë të dy titullareve të skuadrës. Gjithnjë sipas burimeve dytësore, në kampin fierak kanë vënë si kusht, që nëse ato nuk falen nga Komisioni i Disiplinës për të luajtur në ndeshjen finale, Apolonia nuk paraqiten fare në ndeshje.

Gjithsesi, në ditët në ditët vazhdim do të mësohet zyrtarisht nga strukturat përkatëse të FSHF-së sqarimi i këtij incidenti të pahijshëm që ndodh për herë të parë në finalen e një kompeticioni të rëndësishëm, siç  është Kupa e Shqipërisë, gjë që patjetër do të shoqërohet me ndëshkimet përkatëse disiplinore.

Në vijim, FSHF, me praninë e antarit të Komitetit Ekzekutiv pranë këtij institucioni, Vasil Bici, ka organizuar ceremoninë e nderimit të Vllaznisë si fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll femra. Pas medaljeve përkatëse për secilin pjesëtar të kampit kuqeblu, në emër të Vllaznisë, trofeun e Kupës e ka marrur në dorëzim kapitenia Esmeralda Franja, duke e ndarë më pas gëzimin e këtij suksesi me koleget e skuadrës, stafin teknik dhe presidentin, Lazër Matija.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img