KF Vllaznia Futsal, është pjesëmarrëse e Turneut Ndërkombëtar, “Ulqini Open” 2026. Një turne ky, që tashmë është shndërruar në tradicional me pjesëmarrjen e ekipeve, jo vetëm nga rajoni, por edhe më gjërë, i cili organizohet në çdo fillim viti në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit”.
Kuqeblutë e futsallës shkodrame me në krye presidentin Fisnik Barbullushi, trajnerin-kapiten Alsid Tafili dhe drejtorin sportiv, Arben Xhaferi, i përgjigjen për herë të dy radhazi ftesës së organizatorëve si i vetmi ekip nga kampionati i Shqipërisë.

Në konkurimin e tij të parë të sezonit të kaluar, ekipi i Vllaznisë Futsal pati një përfaqësim dinjitoz ku pas fitoreve emocionuese mbërriti deri në fazën finale duke marrë vlerësime shumë pozitive nga organizatorët.
Këtë edicion, me pektun e Vllaznisë kampione në fuqi të futsales shqiptare dhe konkuruese dinjitoze në eleminatoret e Championas League, Vllazniafutsal ka objektiva konkrete duke synuar trofeun.
Por, për ta arritur një objektiv të tillë duhen kaluar me sukses ballafaqimet me ekipet e tjera, në përbërje të të cilave bëjnë pjesë lojtarë të niveleve europiane.
I tillë është edhe ekipi Ana Malit, i cili këtë sezon vjen me disa emra të njohur të futsallit botëror, lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe tituj botërorë, duke premtuar edhe një herë spektakël në fushën e lojës.

Po kështu, edhe vendasit e ekipit të Ulqinit, kanë konfirmuar praninë në ekipin e tyre të djaloshit nga Ulqini, Kenan Kapllani që jeton në Amerikë, që pritet të dhurojë spektakël, ashtu si edhe lojtarë të tjerë potencial që vijnë nga Kolumbija dhe Kroacia.
16 ekipet pjesëmarrëse janë të ndara në katër grupe, ku Vllaznia Futsal do të konkurojë në grupin B përkrah ekipeve: Zogaj, Balkan Eagles dhe Patike OHS Shop.
Në grupin A konkurojnë: Kraja, Otrant, Rogathi Tuz, Ulqinium. Grupi C ka në përbërje ekipet e Ulqinit, Café Bar Montenegro, Avanti dhe Estudiantes, ndëra në grupin D, konkurojnë: Ana e Malit, Meraja, Kotor dhe Rumia.
Ndeshjet e Turneut Ndërkombëtar “Ulqini Open” do të luhen që të gjitha në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit”, ku dita e parë nis mbrëmjen e së shtunës me katër sfidat e para: Kotor-Rumia ora 18:00, për të vijuar Café bar Montenegro-Avanti ora 19:00, Vllaznia Futsa-Balkan Eagle e planifikuar të nis në orën 20:00 dhe sfida e fundit e ditës së parë, Olcinium-Rogathi, e planifikuar të nis në orën 21:00.
Ashtu si edhe ndë ndeshjet e edicionit ta kaluar, , ku tifozët shkodranë mbështetën ekipin kuqeblu, edhe në këtë edicion të vitit 2026, drejtuesit e KF Vllaznia Futsal, ftojnë tifozët besnikë të tyre që t’i mbështesin në këtë turne, ku objektiv i tyre është fitimi i trofeut.
Gaspër MARKU


