Bylis dhe Laçi do të përballen më 10 janar, në kuadër të raundit të 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Një çift ky shumë interesant për t’u ndjekur, mes dy skuadrave që për vite me radhë kanë qënë kundërshtarë të denjë në Superiore.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj” dhe që do të nis në orën 13:00, ka edhe një të veçantë, pasi trajneri aktual i kurbinazve Naxhi Shensoj, më herët ka drejtuar me sukses edhe skuadren ballshiote, por që këtë ardhë kërkon kualifikimin e Laçit për më tej..
Në këtë duel, kurbinasit mund të quhen favoritë edhe pse militojnë momentalisht në Kategorinë e Parë. Kjo për shkak të statistikave të së shkuarës mes këtyre dy skuadrave.
Në 39 ndeshjet e fundit Bylis ka fituar 13 prej tyre, ndërsa tetë duele kan përfunduar në barazim, ndërkohë që Laçi ka triumfuar plot 18 herë të tjera, duke qenë dominant.
Fatos LAMAJ


