Sunday, January 11, 2026

Prag Elbasani-Flamurtari, Ivan Gvozdenoviç, sfidon vlonjatët: Elbasani synon një rrugëtim të gjatë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasan-Flamurtari, është ballafaqimi i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Duke ditur se do të luhet vetëm një ndeshje, në kampin verdheblu janë përgatitur për ç’do skenar.

Në daljen e tij të zakonshme një ditë para ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç, i gëzohet rikuperimeve që do të ketë në këtë sfidë dhe thekson se ndaj Flamurtarit do të japin maksimumin për ta kaluar këtë kundërshtar dhe të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.

“Kërkojmë që të bëjmë një rrugëtim sa më të gjatë në këtë kompeticion. Mendoj se kemi lojtarët e duhur për të përballuar luftën në dy fronte”, tha tekniku.

Verdheblutë janë një ndër ekipet që nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje në merkato. Serbi i pankinës elbasanase flet për këtë çështje, por pa zbuluar shumë detaje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img