Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra/Nuk u paraqit në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë, Komisioni i Disiplinës përjashton Apoloninë për vitin e ardhshëm dhe e gjobit me 200 mijë lekë

Lexo

Ajo që ndodhi pasditen e së mërkurës në “Air Albania”, kur skuadra fierake Apolonia nuk u paraqit në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra përballë Vllaznisë ishte me të vertetë një ngjarje e pabukur për sportin shqiptar. Ndaj, me të drejtë, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka ma marrë vendimin për ta përjashtuar Apoloninë nga gara për sezonin e ardhshëm, për shkak të braktisjes së finales së Kupës. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Disiplinës së bashku edhe me vendimet e radhës për gjithcka që ka ndodhur për javën që lamë pas. Përve humbjes 3-0 të ndeshjes në tavolinë, vajzat fierake duhet të bëjnë llogaritë dhe me një përjashtim nga gara për sezonin e ardhshëm si dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Më poshtë mund të njiheni me të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës të ditës së sotme:

  • Lojtari i KF Sopoti, Vilson Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i FK Tërbuni, Izmirald Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Akademia AAS U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • KF Turbina U-19, për shkak të dështimit në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
  • Lojtari i Tirana B U-19, Edjon Gjashta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Vora U-19, Elio Sulaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KS Kastrioti U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Studenti U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Kastriot Peqini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Durrësi 04 U-17, Kaimak Druga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img