Sunday, January 11, 2026

Rrokadë drejtorësh sportiv-Pas Ibraimit nga Tirana te Partizani, me largimin e Pollozhanit te Flamurtari, Abilaliaj pritet të firmosë me vlonjatët

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndryshime në strukturat drejtuese të Flamurtarit. Artim Pollozhani nuk është më drejtori sportiv i klubit vlonjat. Nga dje strugani ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin bregdetar, që synon të forcohet në merkato për të mbijetuar në Abissnet Superiore.

Edhe pse vlonjatët kanë shpenzuar shumë në verë, në gjysmën e parë të sezonit kanë qenë shumë larg pritshmërive dhe rrezikojnë seriozisht të kthehen në Kategorinë e Parë. Trajneri Françesko Moriero pret afrime cilësore në merkaton e dimrit, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje në hyrje.

Ndoshta kjo vonesë ka pasur të bëjë me ndryshimin e drejtorit sportiv. Vendin e Pollozhanit pritet ta marrë Arbër Abilaliaj, i cili këtë detyrë e ka mbajtur te Partizani. Nëse rikthimi i vlonjatit si drejtues te Flamurtari do të konkretizohet, pastaj do të mësohen edhe përforcimet në merkato.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img