Monday, January 12, 2026

80 Vjet Volejboll është më shumë se histori!

Lexo

- Reklamë -spot_img

80 Vjet Volejboll është më shumë se histori!

Në një ceremoni të veçantë Gala, Federata Shqiptare e Volejbollit ka festuar 80-vjetorin e themelimit të saj. Nën kujdesin e veçantë, të Presidentit të Federatës, z. Erlind Pëllumbi, ceremoninë e nderuan ish-volejbollistë, trajnerë, personalitete të rëndësishëm të sportit, miq e dashamirës, nga e gjithë Shqipëria dhe Europa.

Në fjalën e tij Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që u bënë pjesë e këtij sporti që prej ditës së themelimit dhe e bën këtë disiplinë nga më të suksesshmet për sportin shqiptar.

Presidenti KOKSH, z. Fidel Ylli, i akordoi Urdhrin Olimpik në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Presidentit të FSHV-së dhe zv/President i KOKSH, Z. Erlind Pëllumbi.

I ftuar special në këtë 80-vjetor ishte Presidenti i Federatës Europiane të Volejbollit, z. Roko Sikiric, që e cilësoi Federatën Shqiptare të Volejbollit, një partner të rëndësishëm.

Përgjatë ceremonisë u shpërndanë shumë vlerësime për përsonalitete të Volejbollit Shqiptar, nga të gjitha brezat, që kanë lënë gjurmë në historinë 80-vjeçare të Volejbollit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img