(Video) Bind Vllaznia e basketit meshkuj. Mund Teutën 88-73 dhe është e katërta pas Besëlidhjes kryesuese, Tiranës dhe Apolonisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Teuta  88-73(25-12, 18-19, 27-21, 18-21)

E mbylli me fitore vitin 2025 duke mundur Kamza Basket 74-67 dhe Vllaznia e basketit për meshkuj e nis me të njëjtën mënyrë edhe vitin e ri 2026, teksa në ndeshjen e parë të këtij viti dhe të fundit sipas kalendarit për fazën e para të kategorisë së Superligës fitoi ndaj Teutës së Durrësit.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, ka bindur në këtë ndeshje duke shfaqur një qëndrueshmëri në lojën e saj që I dha edhe suksesin e duhur.

Sfida e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” vuri përballë dy skuadra që për momentin janë në garë për vendin e katërt, të cilat ndjekin Besëlidhjen kryesuese, Tiranën dhe Apoloninë.

Referuar ecurisë së takimit, ajo që i dha sigurinë e fitores Vllaznisë ishte perioda e parë, e cila u fitua nga kuqeblutë me shifrat 25 me 12.

Në dhjetëminutëshin e periodës së dytë, durrsakët, falë pikëve të shënuara nga  basketbollisti i njohur shkodran Elian Memçaj, i cili këtë sezon përfaqëson bregdetarët, arrijnë të fitojnë me shifrat 18-19, por pa e cënuar avantazhin e Vllaznisë në përfundim të pjesës së parë, që fiksohet në shifrat 43-31.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, vazhdojnë të luajnë mirë edhe në periodën e tretë, teksa e fitojne me shifrat 27-21 duke e thelluar avantazhin në plus 18 pikë, 70 me 52.

Dhjetë minutat e e periodës së katërt dhe të fundit të krejt ndeshjes kanë një qëndrueshmëri në lojën  e Vllaznisë, e cila për disa minuta e mban avantazhin ne kufijtë e 20 pikëve, ndërkohë që në minutën e fundit, miqtë nga Durrësi përfitojnë duke shënuar dy kosha radhazi duke e fituar këtë periodë 18-21, ndërkohë që rezultati përfundimtar i të gjithë ndeshjes është 88 me 73 në favor të Vllaznisë.

Fitore kjo e regjistruar ndaj durrsakëve pozicionon Vllazninë në vendin e katërt me një pikë më shumë sesa Teuta e Durrësit.

Javën e ardhshme, Vllaznia e basketit meshkuj është mysafire në Vlorë për të luajtur me Flamurtarin vendas, ndërkohë që pas dy javësh pret në “Qazim Dervishi” Apoloninë e vendit të tretë me një një pikë më shumë se sa kuqeblutë,  në një sfidë direkte për vendin e tretë.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Teuta, 88-73. Superliga e Basketbollit meshkuj. Transmetim me koment nga Veriu Sport, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllanzisë, Eni Llazani dhe kapitenit të Teutës, Kristi Gorea.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia U15 e nis me fitore kampionatin....

Vllaznia U15-Shenkolli U15 2-1(Shënues:Planaj 33',64'/Biba 36') Vllaznia:Selaj,Zaganjori,Rrahishta(Doci 44’),Guri,Belisha(Xhafaj 50’),Planaj,Dragani(Gjoni 36’),Gjini(Zhuri 41’),Hajdari(Skyferaj 50’),Mimaj(Jana 58’),Jakupi Trajner:Edmond Doçi Shënkolli:Shkoza,Gjini,Maçovila(Meta 36’),Nikaj,Lika,Xha.Dushi(Gjonaj 36’),Biba,Lacaj,Bibaj,Gjetani(Karra 36’),Xho.Dushi(Mandreu 53’) Trajner:Luison...
- Advertisement -spot_img