Sot-3 duelet e para të javës së 19-të Abissnet Superiore”: Bylis–Tirana 13:30, Vllaznia–Egnatia 17:00, AF Elbasani–Flamurtari 17:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, të luajtuar fundjavën ne kaluar, futbolli shqiptar vijon me ndeshjet e e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore”, të planikuara për tu luajtur këtë mesjavë në dy ditë, e mërkurë dhe e enjte.

Tre takime do të luhen sot, më 14 janar, ku i pari nis në orën 13:30 me një ballafaqim shumë interesant mbijetese, Bylis-Tirana, takim që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Kryesfida e kësaj jave është rezervuar në orën 17:00, kur në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet Vllaznia – Egnatia, ndërkohë që në të njëjtën orë në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të përballet me Flamurtarin.

Të enjten janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, do të luhet ndeshja Partizani – FK Vora.

Java e 19-të do të mbyllet me takimin Teuta – Dinamo City, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 19-të Abissnet Superiore

Sot

Bylis – Tirana 13:30
Vllaznia – Egnatia 17:00
AF Elbasani – Flamurtari 17:00

Nesër
Partizani – FK Vora  13:30
Teuta – Dinamo City 17:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia U15 e nis me fitore kampionatin....

Vllaznia U15-Shenkolli U15 2-1(Shënues:Planaj 33',64'/Biba 36') Vllaznia:Selaj,Zaganjori,Rrahishta(Doci 44’),Guri,Belisha(Xhafaj 50’),Planaj,Dragani(Gjoni 36’),Gjini(Zhuri 41’),Hajdari(Skyferaj 50’),Mimaj(Jana 58’),Jakupi Trajner:Edmond Doçi Shënkolli:Shkoza,Gjini,Maçovila(Meta 36’),Nikaj,Lika,Xha.Dushi(Gjonaj 36’),Biba,Lacaj,Bibaj,Gjetani(Karra 36’),Xho.Dushi(Mandreu 53’) Trajner:Luison...
- Advertisement -spot_img