Friday, January 16, 2026

(Video) AF Shpresa, aty ku punohet për perspektiven! Trajneri Ardit Mani: Kemi një grup të mirë, së shpejti jemi mysafir në Itali dhe Gjermani për dy turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Shkodër, djepin e futbollit shqiptar funksiunojnë disa akademi futbolli të moshave. Njëra prej tyre është edhe Akademia e Futbollit Shpresa, në gjirin e së cilës trajnohen mbi 70 fëmijë të grupmoshave U-7, U9, U11 dhe U13

Një akademi kjo, e cila nën drejtimin e trajnerit të futbollit Ardit Mani së bashku me kolegët e tij, Ahmet Meta dhe Oltion Drabeja, ka mbyllur një vit të suksesshëm ku puna kryesore ka qënë në përgatitjen dhe nxjerrjen e elementit të talentuar dhe me perspektivë.

Gjatë prononcimit për Veriu Sport, drejtuesi i akademisë Ardit Mani, i cili kontribuoi në stafin teknik të Klubit të Futbollit Shiroka në arritjen e rezultateve pozitive gjatë fazës së parë, shprehet i kënaqur për progresin e ekipeve dhe futbollistëve të kësaj akademie.

Karriera sportive e Ardit Manit si trajner, krahas Shirokës ka q         ënë më herët edhe me Vllazninë, Tërbunin e Pukës etj, por, megjithatë, punën me moshat e vlerëson si shumë të rëndësishme.

Për t’u theksuar është se në familjen Mani është shtuar ditët e fundit edhe një license trajneri, me djalin tij Endrin, që është pjesë e Vllaznisë, por që ka nisur të kontribuojë edhe për AF Shpresa.

Për Manin, krahas përqëndrimit në kampionatin e moshave, me shumë rëndësisi janë edhe ballafaqimet ndërkombëtare me grupmoshat homologe. Dhe, në këtë drejtim, ai bën të ditur se adresë të Akademisë së Futbollit Shpresa kanë ardhur dy ftesa nga Italia dhe Gjermania, për të cilat ekipet e moshave të kësaj akademie po përgatiten seriozishtpër një përfaqësim sa më dinjitos.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Ardit Mani, si dhe pamje nga ndeshjet e AF Shpresa, në kampionatin e moshave dhe turnetë ndërkombëtare, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img