Flamurtari, nis ngjitjen. Vlonjatët mundin Bylisin 3-0, spektakël i Herald Markut në golin e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari-Bylis  3-0(Shënues: Urbaez 30’, Marku 50’, Maksuti 65’)

Flamurtari ka arritur një fitore 3-0 përballë Bylisit në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Vlonjatët arritën të zhbllokojnë sfidën pas gjysmë ore lojë me anë të Urbaez, ndërsa ballshiotët panë tu anulohej një 11-metërsh pas ndërhyrjes së VAR. Në fillimin e pjesës së dytë Marku realizon një gol mjaft të bukur duke dyfishuar rezultatin, ndërsa Maksuti mbylli të gjitha llogaritë për një fitore 3-0.

Më këtë fitore Flamurtari ngjitet në vend të 8-të me 18 pikë, aq sa Bylisi që zbret në vend të 9-të, diferencën e bëjnë ndeshjet direkte. Një fitore shprese kjo për vlonjatët që e shikojnë veten në zonën play off.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img