Sunday, January 18, 2026

Barazoi në shtëpi me Elbasanin, tekniku i rrogozhinasve Tetova, komplimenton kundërshtarin, ndërsa komenton edhe largimin e Ndrecës në Kazakistan

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Egnatias Edlir Tetova, pas barazimit 2 me 2 me Elbasanin

Largimi i Ndrecës? “Sigurisht që i uroj suksese sepse është drejt fundit të karrierës. E pamë të arsyeshme, meqë erdhi kontratë e mirë për atë dhe klubin, të bëjmë një tolerim.

Pjesën e parë, ishim shumë të nxituar te topat vertikal. E kishim përgatitur pas shpine me Grudën, por ishim të nxituar shumë. Morëm golin e parë dhe të dytë në tranzicion, aty ku është pika e fortë e Elbasanit.

Kishim përgatitur lojën që ta ftonim Elbasanin nga një anë. Ata nuk bëjnë presion lart. Mendoj se pjesën e parë, në dy momente kemi marrë tranzicione. Kemi luajtur shumë herë edhe me dendësi lojtarësh në vertikalizim. Goli i dytë, është një top i futur për Aleksin, ku kishte dendësi lojtarësh. Ishin gati 3 pasime në qendër. Është alarm. Të gjithë mbrojtësit ishin në vijën e mesit të fushës. Të vjen keq për këtë aksion.

Elbasani ndryshoi sistemin. Doja të krijoja dendësi. Në momentin që e komandon lojën, që do luash vertikal, duhet të ftosh kundërshtarin. E dominuam këtë pjesë, na mungoi vetëm finalizimi. Elbasani sot në thonjëza me shumë portierë në portë.

Merkato? Janë fizionomia e klubit, nuk është risi, asnjë trajner nuk ka qejf t’i largohen lojtarët. Mendoj që përderisa presidenti vendos kështu, do përshtatemi dhe kemi rënë dakord që të vazhdojmë rrugën që kemi nisur”, u shpreh Tetova për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img