Sunday, January 18, 2026

Fitorja ndaj rivalit për mbijetes Bylis, italiani i pankinës vlonjate, optimist për vazhdimësinë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Françesko Moriero, pas fitores 3-0 ndaj Bylisit

“Jam i lumtur për djemtë e mi. Është shumë kohë që punojmë, fituam ndeshje me një rivali direkt për mbijetesën. Mendoj se djemtë sot treguan se janë prezent në këtë kampionat.

Çdo ndeshje ka historinë e vet, çdo ekip ka pikat e dobëta. Ndaj në çdo ndeshje mendojmë të bëjmë situata ofensive në bazë të tyre.

Djemtë po punojnë që kur kam ardhur, të gjithë bashkë. Na ka munguar gjithmonë episodi pozitiv për të ndryshuar fatin e ndeshjeve. Ishte shumë e rëndësishme sot të fitonim me një rival për mbijetesën. Djemtë bënë një rezultat të mirë por edhe një ndeshje të mirë, në nivelin taktik dhe mendor. Fitorja i kushtohet atyre, publikut dhe presidentit tonë. Sot ishte një sinjal i rëndësishëm për të gjithë konkurrentët për mbijetesën, ne do qëndrojmë me këmbë në tokë. E dimë që do jetë e vështirë dhe duhet të japim maksimumin.

Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, duhet të vlerësojmë edhe humbjet si kanë ardhur. Djemtë po rritën shumë në aspektin psikologjik, punojmë në aspektin fizik e taktik. Si trajner, bashkë me stafin, e rëndësishme është si shprehen lojtarët në fushë, ajo është e rëndësishme për ne, pastaj rezultati varet si shkon ndeshja”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img