Tuesday, January 20, 2026

Tre pikë që peshojnë, Vllaznia triumfon ndaj Dinamos dhe shkon në vendin e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kuqebluve.

Shkodranët e nisën takimin me qetësi dhe kontroll, duke gjetur avantazhin në minutën e 33-të. Kapiteni Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke zhbllokuar rezultatin dhe i dhënë epërsinë Vllaznisë.

Dinamo u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, por pa arritur të jetë konkrete në fazën ofensive. Në minutën e 84-t, Vllaznia vulosi fitoren me golin e Sherif Kallakut, i cili shfrytëzoi momentin e duhur për të dyfishuar shifrat.

Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, duke konfirmuar formën pozitive në kampionat. Në krahun tjetër, Dinamo mbetet në vendin e katërt me 33 pikë, duke humbur terren në garën për zonën e sipërme të tabelës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img