Tuesday, January 20, 2026

Martini: “Erdhëm të mësonim ndonjë gjë këtu sot, nuk mësuam asgjë. Nuk jemi kthyer akoma ku kemi qenë”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“E kam theksuar edhe më parë, pikët janë shumë të rëndësishme. Luajmë kundër rivalit kryesor, jemi të gjithë aty-aty. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme që duheshin pikët. Nuk jemi në formën më të mirë, luajtëm taktikisht ndryshe, pritem, luftuam fort, sakrifikuam, luajtëm mirë taktikisht, shënuam të dytin, mund  të shënonim më shumë. Dinamo nuk na rrezikoi në asnjë moment. I komplimentoj djemtë, u them besoni se ju jeni këta që kemi qenë edhe më parë dhe shpejt do të dilni edhe në lojërat tona të mëparshme.

Ne e kemi filluar lojën me presing, duke i lënë të mendonim që do bënim lojën tonë. Pastaj u ulën poshtë. Por djemtë ishin perfekt në çdo veprim, dyluftim, edhe Bismark me Balajn na ndihmuan në fazën mbrojtëse. Nuk di kë të veçoj, por të gjithë ishin kompakt, shumë agresivë. Erdhëm të mësonim ndonjë gjë këtu sot, nuk ia dolëm të mësonim asgjë, por më gëzojnë pikët që morëm.

Ta sqaroj kartonin e kuq, pas meje ku kam gëzuar kisha gjithë tifozët e Vllaznisë që bënin veprime me duar. E bëra me ta, nuk e bëra me askënd tjetër përveç tifozëve të mi, si po gëzonin, e kisha edhe unë. Nuk e kisha me asnjë, në mënyrë absolute. Nëse ndonjë është fyer, kërkoj ndjesë. Nuk e kam bërë si herën tjetër, që e meritova plotësisht. Këtë herë gëzova me tifozët e mi, nëse unë ofendoj të mitë me këtë gjest, nuk di çfarë të them… Po e bëja me tifozët, nuk ka lidhje me asgjë tjetër.

Nuk jemi kthyer akoma ku kemi qenë. Ndeshjet sa bëhen më të vështira, fituam tre pikë që ishin shumë të vlefshme, janë më çdo skuadër. Duhet të ulemi me këmbë në tokë, në stërvitje, na pret të shtunën Partizani që ka fituar sot, ka moral. Duhet të shtrëngohemi se vlen 3 pikë, si sot, duhet të presim ndeshjen e të shtunës.

Kritika ndaj Kastratit? Unë të gjithë lojtarët e mi i dua shumë. Ai më nxjerr pak probleme por do e bëj si shkodranët, është faktikisht, por do e bëj edhe më tepër”, tha Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img