Wednesday, January 21, 2026

(Intervista) Rrok Toma, surpriza e këtij sezoni në radhët e Partizanit. Sulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhe, optimist për zonën “Final 4” dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një nga autorët e golave per skuadren kryeqytetasve ishte edhe Rrok Toma, sulmuesi 21-vjeçar që po spikat në radhët e Partizanit këtë sezon. Toma, realizoi një gol mjaft të bukur duke shprehur të gjithë potencialin në repertorin e tij duke bërë në një fare forme të harrohej ajo penalltia e humbur në ndeshjen e kaluar ndaj Vorës.

Një episod që siç Toma e tregon në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, e vuajti pak më shumë seç duhej. Ndër të tjera, djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe dhe me banim në Lezhë shprehet se deri në fundin e sezonit synon të arrij të shënojë minimumi tetë deri në dhjetë gola.

FITORJA ME TEUTËN – Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Partizanin sepse ishte një ndeshje direkte kundër Teutës për “Final Four” dhe jam shumë i lumtur për ekipin dhe këtë ndeshje që fituam. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë kështu.

PENALLTIA E HUMBUR ME VORËN – Me thënë të drejtën, isha mërzitur pak si shumë, por ja erdhi rasti dhe shënova golin. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Aktualisht kam shënuar katër gola, shpresoj të arrij deri në tetë ose dhjetë minimumi, por asnjëherë nuk dihet.

ZONA E FINAL FOUR DHE KUPA – Besoj shumë te ekipi sepse jemi një ekip shumë i mirë, cilësor dhe agresiv dhe i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë këtë sezon. Jemi Partizani dhe çdo vit Partizani pretendon për kampionatin, për Kupën dhe shpresojmë t’ia dalim”. Goli ndaj Teutës ishte i katërti me Partizanin në këtë sezon për Tomën që tashmë është shndërruar në një nga figurat kryesorë për sulmin e të kuqve duke marrë mbi supe një peshë të madhe për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave sezonal. Në këtë sezon, Toma është aktivizuar në 18 ndeshje me “Demat e Kuq” duke koleksionuar në total 930 minuta.

Ejgi ÇABELI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img