Ka disa vite që është larguar nga Shkodra dhe Shqipëria duke u pozicionuar në Kanada, atje ku vazhdon të jetoj me familjen e tij. Pas ka lënë një karrierë brilante, qoftë si futbollist me Vllazninë dhe kombëtaren kuqezi, por edhe si trajner i AF Vllaznia, si dhe ekipit kombëtar U19.
Ndaj, sa herë që vjen në Shqipëri, kontakti i parë është me futbollin, dhe sidomos me ekipin e Vllaznisë ku për disa vite ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Prania e tij në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” të kryeqytetit për supersfidën e javës së 20-të të Superiores, Dinamo-Vllaznia, ku kuqeblutë fituan me rezultatin 0 me 2, u konsiderua si shansi i Vllaznisë në këtë ndeshje.
Në analizën që Beqiri i bënë kësaj ndeshje, ai është i mendimit se me atë që Vllaznia paraqiti në fushën e lojës, ishte një fitore e merituar për kuqeblutë, madje sipas tij, mund dhe duhej të ishte edhe më e thellë në shifra.
Fitorja e Vllazninë në këtë supersfidë ishte edhe një dhuratë për tifozëria shkodrane, e cila, edhe pse Vllaznia ishte udhëtuese në këtë ndeshje, ato dominonin në triubunat e “Air Albania”.
Për Beqirin, Vllaznia ka qënë disa herë pranë fitores së titullit kampion këto vitet e fundit, por tashnë mendon se është momenti i duhur për t’u shpallur kampion.
Gjatë prononcimit të tij për “Veriu Sport”, Beqiri ndalet edhe për aktivitetin e tij sportiv në Kanada, duke drejtuar një ekip futbolli në Toronto, ndërkohë që jep lajmin e mirë për krijimin së shpejti të Akademisë së Futbollit për komunitetin shqiptar të atjeshëm.
(Video) Prononcimin e plotë të ish kapitenit dhe ish trajnerit të Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi, Elvin Beqiri, mund ta ndini në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



