Thursday, January 22, 2026

(Video) Mbyllet Kampionati Universitar i Volejbollit për Meshkuj. Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër me trajner Artan Kalaja, humb 2-1 finalen me Universitetin e Sporteve Tiranë dhe renditet në vendin e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër-Universiteti i Sporteve Tiranë  1-2(25-15, 25-27, 13-15)

Formacioni i Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër: Gersi Jula, Gilman Talani, Sead Durro, Dyljon Sinanej, Edmondo Kulla, Amarildo Veleçiku, Klodian Logu, Enea Grimaj, Sidorel Pepaj, Luiz Preka. Trajner: Artran Kalaja

I nisur që në fillim të janar, Kampionati Universitar  i Volejbollit Meshkuj, ka mbyllur konkurimin pasditen e djeshme me një finale shumë emocionuese në mes ekipeve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Universitetit të Sporteve Tiranë.

Aktiviteti i oraganizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar me pjesëmarrjen të mbi 30 institucioneve të arsimit të lartë nga e gjithë Shqipëria është shoqëruar me ndeshje plot rivalitet dhe me faza interesante dhe emocionuese.

Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” i drejtuar nga pedagogu i departamentit të sportit pranë këtij universiteti Artan Kalaja, i cili njëkohësisht është edhe trajner i suksesshëm i Vllaznisë në Superligën e volejbollit për meshkuj, pasi kaloi me sukses turet eleminatore duke mundur me radhë ekipin e Universitetit Politeknik, me rezultatin 2 me 0, dhe po kështu Fakutetin Ekonomik, me të njëjtin rezultat, 2 me 0, si dhe me Universitetin e Mjekësisë 2 me 0, mbërriti në finalen e madhe të këtij kampionati duke pasur përballë ekipin e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Një finale kjo shumë e dyluftuar, ku përballë studentëve volejbolistë të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Gersi Jula, Gilman Talani, Sead Durro, Dyljon Sinanej, Edmondo Kulla, Amarildo Veleçiku, Klodian Logu, Enea Grimaj, Sidorel Pepaj dhe Luiz Preka, ishin emra të tjerë po aq të njohur të Universitetit të Sporteve që luajnë si profesionistë me ekipet e Tiranës.

Ndeshja finale ka filluar mjaft mirë për ekipin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili fiton me meritë setin e parë me rezultatin e pastër 25-15. Seti i dytë ishte më i bukuri i krejt, pasi fituesi u përcaktua përmes një rivaliteti të madh duke u dashur pikët shtesë.

Me shifrat 25-27 mbyllet ky set në favor të Universitetit të Sporteve Tiranë duke bërë që fituesi i trofeut të përcaktohet me set final.

Edhe ky set i tretë dhe i fundit i krejt ndeshjes shoqërohet me shumë rivalitet, dhe pikërisht atëherë kur ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ishte në  avantazh dhe shumë pranë suksesit, dy pikët e fundit vendimtare shënohen nga ekipi i Universtetit të Sporteve Tiranë duke e fituar setin final me rezultatin 15 me 13 dhe njëkohësisht duke u shpallur kështu kampion i Kampionatit Universitar  të Volejbollit Meshkuj.

Në përfundim të aktivitetit, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Tonin Gjuraj, ka përgëzuar ekipin e tij përmes një urimi zyrtar:

URIM

Urime dhe përgëzime djemve të skuadrës së volejbollit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , studentë që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt gare na bëjnë krenarë!

Rezultati i arritur në Kampionatin Universitar të Volejbollit për Meshkuj, ku u renditët në vendin e dytë mes 30 universiteteve nga e gjithë Shqipëria , është dëshmi e punës suaj të palodhur, e talentit dhe e përfaqësimit dinjitoz të universitetit tonë

Përgëzime të veçanta për trajnerin Artan Kalaja , për profesionalizmin dhe udhëheqjen e skuadrës drejt këtij suksesi të rëndësishëm.

Ju falënderojmë që përmes sportit përçoni vlera, frymë bashkëpunimi dhe krenari universitare

Suksese të tjera dhe fitore edhe më të mëdha në të ardhmen!

(Video) Pamje nga ndeshjet e ekipit të volejbollit të meshkujve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në Kampionatin Universitar të Volejbollit Meshkuj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img