Friday, January 23, 2026

Rudi Piraniqi me licencën e Drejtorit Teknik të Akademisë. Pas licencës “UEFA PRO”, dhe “Fitness Coach”, diploma e fundit e kompleton Kryetarin e Shoqatës “Klubi i Futbollit Shkodra” në misionin e shërbimit professional ndaj futbollistëve të rinj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rudi Piraniqi, ish futbollisti dhe më pas trajneri i KF Shkodra, i cili prej shumë vitesh punon përkrah babait të tij Taip Piraniqi në drejtimin e KF Shkodra i ka vënë vetes një qëllim, atë të formimit në mënyrën më të mirë si një njeri që ia ka kushtuar karrieren e tij tërësisht fushës së futbollit.

Pas licencës “UEFA PRO”, niveli më i lartë për një trajner futbolli dhe asaj “Fitness Coach”, diploma e fundit duke u pajisur me licencën e Drejtorit Teknik të Akademisë e kompleton atë, që tashmë edhe si Kryetar i Shoqatës “Klubi i Futbollit Shkodra” të jetë sa më i aftë në misionin e shërbimit professional ndaj futbollistëve të rinj.

Diplomimin e fundit me licencën e Drejtorit Teknik të Akademisë, e ka përshëndetur edhe KF Shkodra përmes një postimi zyrtar , në të cilin thuhet:

NJOFTIM ZYRTAR – KF.Shkodra

LICENCË E RE PROFESIONALE PËR KRYETARIN E SHOQATËS

Sot, Kryetari i Shoqatës “Klubi i Futbollit Shkodra”, z. Rudi Piraniqi, eshte pajisur zyrtarisht me licencën Drejtor Teknik i Akademisë, e cila iu dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z. Pano Xhixha.

Kjo licencë vjen si vazhdim i një formimi të qëndrueshëm dhe të avancuar profesional, pas:

licencës “UEFA PRO”, niveli më i lartë për një trajner futbolli,

licencës “Fitness Coach”, program formimi i certifikuar nga UEFA, i konceptuar posaçërisht për përgatitësit fizikë.

Ky rrugëtim arsimor dhe profesional i z. Rudi Piraniqi synon rritjen e vazhdueshme të nivelit të tij profesional, në shërbim të formimit të futbollistëve të rinj, si dhe integrimin e tij të plotë në stafet teknike të futbollit modern.

KF.Shkodra vlerëson dhe mbështet çdo investim në dije, formim dhe profesionalizëm, si bazë për një të ardhme të qëndrueshme dhe konkurruese të klubit.

#KFShkodra #NjoftimZyrtar #FSHF #UEFA #AkademiaKFShkodra #FormimProfesional #FutbolliIRinjve

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img