Friday, January 23, 2026

“Futsal Junior”-Sot, deri në Fundjavë, turneu i talentëve 11-vjeçarë, 16 ekipe të ndarë në 4 grupe ndeshen në “Feti Borova”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas suksesit të turneut “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, vëmendja do të zhvendoset te talentet më të vegjël. Sot dhe gjatë gjithë fundjavës, salla “Feti Borova” do të kthehet në arenën e radhës për ekipet U-11.

Turneu, i organizuar nga SHRF Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve Rekreative dhe me mbështetjen e FSHF, aktivitet synon të promovojë futbollin e sallës, futbollin e moshave si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në futboll.

Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe, të ndara në katër grupe , ku fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një ambient të organizuar dhe profesional.

Grupi A: Triumph A, Lions, Rinia El, Klosi

Grupi B: KSP A, Titans, Astiri B, Don Bosko

Grupi C: Astiri A, Triumph B, East Park, Multisport

Grupi D: Tirana, KSP B, EMV Rinia, FBA.

Organizimi i turneve të tilla konfirmon fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në zhvillimin e futbollit bazë dhe ndërtimin e brezave të ardhshëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img