Sunday, January 25, 2026

Katër ndeshje pa fitore, Elbasani i gëzohet 3-pikëshit duke mundur Dinamon 2-0. Verdheblutë janë të tretët me 38 pikë, një pas Vllaznisë dhe Egnatias duke lënë Dinamon 5 pikë prapa

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani triumfoi 2-0 ndaj Dinamos,në duelin direkt për vendet e para në renditje. Protagonisti i kësaj sfide ishte sulmuesi Ibrahima Diallo i cili realizoi dopietë për ti dhënë tri pikët Elbasanit.

Diallo zhbllokoi takimin në minutën e 5-të,pas një gafe të portierit Aldo Teqja.  Në minutën e 25-të i njëjti futbollistë realizoi edhe golin e  dytë.

Pasi u ndal nga penalltia,Diallo përfitoi nga topi i kthyer dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim,ndërsa deri në fund  rezultati nuk ndryshoj.

Me këtë fitore Elbasani mban vendin e tretë me 38 pikë, vetëm një pikë larg Vllaznisë dhe Egnatias që bashkëkryesojnë me 39 pikë duke lënë Dinamon 5 pikë larg në vendin e katërt.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img