Monday, January 26, 2026

Ecuria jo e mirë e javëve të fundit, trajnerët e Partizanit dhe Teutës, rrezikojnë pankinat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani dhe Teuta janë dy skuadrat me mundësitë më të mëdha në Abissnet Superiore për të ndryshuar trajnerin. Duke parë ecurinë e këtyre skuadrave në kampionat, ndryshimi në fakt duhej të ishte bërë, por kemi parasysh faktin që drejtuesit e klubeve tona kanë pak durim në këtë drejtim.

Partizani ka pësuar 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit dhe ka marrë vetëm 1 fitore, pikërisht ndaj Teutës. Kjo e fundit nuk fiton prej gati një faze dhe në sfidën e fundit me Vorën një penallti në shtesë e shpëtoi nga humbja. Objektivat në kampionat janë kompromentuar si për të kuqtë, ashtu edhe për durrsakët, por sërish drejtuesit e klubeve kanë dilema.

Oltijon Kërnaja është trajneri i dytë që drejton Partizanin këtë sezon dhe për të ulur një trajner të tretë në stol kërkohet më shumë garanci. Ndoshta klubi i kuq për momentin nuk ka një alternativë bindëse për t’i besuar drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të kampionatit.

I njëjti diskutim vlen edhe për trajnerin Enkeleid Dobi te Teuta, që në merkaton e dimrit ka bërë jo pak lëvizje në hyrje dhe në dalje, por sërish paraqitja e skuadrës në fushë nuk ka ndryshuar.

Një arsye më shumë që mund të frenojë drejtuesit e Partizanit dhe Teutës për të ndryshuar trajnerin ka të bëjë me sfidat e radhës në kampionat. Të kuqtë ndeshen me Elbasanin, kurse durrsakët presin Vllazninë. Ndeshje shumë të vështira dhe lëvizjet e mundshme në stol do të ishin një “bast” i rrezikshëm në këtë moment.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img