Saturday, January 31, 2026

Teuta, largon një sulmues para ndeshjes me Vllazninë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Katër ditë para ndeshjes me Vllanzinë, Teuta largon një sulmues nga radhët e saj, Bëhet fjalë për sulmuesin anësor David Fadairo, që u bashkua me durrsakët verën e vitit të kaluar. Drejtuesit e klubit durrsak kanë mbyllur bashkëpunimin me lojtarin në fjalë, gjë të cilën e kanë bërë të ditur përmes njoftimit me shtyp.

 “KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.

Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img