Friday, March 13, 2026

(Video) Gjimnastikë-Presidenti i Federatës Turke të Gjimnastikës Suat Çelen dhe Presidenti i FSHGJ Leonard Lulaj, vizitë në palestrën e gjimnastikës Vllaznia. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit dy palësh

Lexo

- Reklamë -spot_img

Palestra e gjimnastikës Vllaznia në qytetin e Shkodrës, një nga më bashkëkohoret e vendit tonë, ka pasur mbrëmjen e së martës një mysafir të veçantë.

Bëhet fjalë për Presidentin e Federatës Turke të Gjimnastikës, njëherësh zv/Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës dhe President i Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen, i cili me ftesë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, ndodhet në Shqipëri për një bashkëpunim me gjimnastiken shqiptare.

Pasi është takuar më herët në kryeqytet me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,  Fidel Ylli, ka zgjedhur Shkodrën për të ndjekur nga afër një seancë stërvitore të ekipit të gjimnastikës Vllaznia, kampion i Shqipërisë për femra të drejtuar nga trajnerët Izmir Kashi, Shpresa Salja, Mustaf Rama dhe Latif Kashi.

Në fillimit të takimit, ka qënë Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, i cili i ka bërë të ditur gjimnasteve shkodrane se në takimin e organizuar në zyrat e KOKSH-it, ai së bashku me  Presidentin e Federatës Turke të Gjimnastikës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me federaten turke, ku pjesëtare të ekipit të Vllaznisë së bashku me trajnerët e tyre të mundësohen për stërvitje të përbashkëta në federaten e gjimnastikës së Turqisë.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Turke të Gjimnastikës, Suat Çelen, shprehu kënaqësinë që kolegu i tij i FSHGJ, Lulaj, i krijoi mundësinë të vizitonte palestrën e gjimnastikës Vllaznia duke ndjekur prej së afërmi talentet e reja të gjimnastikës shkodrane, që sipas tij janë të një niveli të lartë dhe konkuruese në arenën ndërkombëtare.

Pasi i takoi me radhë papërjashtim të gjitha pjesëtaret e ekipit të gjimnastikës Vllaznia, presidenti turk ndoqi me shumë vemendje disa demonstrime të ushtrimeve të gjimnasteve shkodrane, në gjimnastikën artistike si dhe ushtrime të tjera në traun e ekuilibrit, si dhe disiplina të tjera akrobatike ku vlerësoi maksimalisht nivelin e tyre.

Ai vizitoi gjithashtu edhe ekspozitën e gjimmastikës së Vllaznisë në vite, ku si ish gjimnast kampion në Turqi dhe më gjërë, mbeti i befasuar nga historia dhe tradita e qytetit të Shkodrës në këtë sport.

Gjatë takimit, drejtuesit e Akademisë së Gjimnastikës Vllaznia, i dorëzuan presidentit turk Suat Çelen uniformën e ekipit të Vllaznisë në gjimnastikë.

Njëshi i fedetatës turke të gjimnastikës, Suat Çelen, u largua me mbresat më të mira nga takimi që pati me sportistet dhe stafin teknik të Akademisë së Gjimnastikës Vllaznia, ndërkohë që premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në Shkodër në mbështetje edhe të bazës materiale.

(Video) Prononcimet e plota të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, dhe Presidentit të Federatës Turke të Gjimnastikës, Suat Çelen, si dhe pamje nga takimi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img