Pas javës së 22-të të Superiores, ballshiotët renditen në një pozicion të vështirë në tabelën e klasifiimit duke mbajtur vendin e tetë të klasifikimit me 20 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të nëntë dhe Flamurtari I fundit me 19 pikë.
Është kjo arsyeja që drejtuesit e Bylisit kërkojnë të forcohen për siguruar mbijetesen. Dhe, për këtë, sot ato kanë zyrtarizuar tre blerje të reja që konsistojnë në tre pozicione kyçe, portë, mbrojtje dhe sulm.
Njoftimet zyrtare të KF Bylis
“Portieri i Kombëtares së Letonisë, 30-vjeçari Robert Ozols, me eksperiencë në disa klube të njohura në shtetin e tij si: Riga, Daugava, Liepaja dhe Auda si dhe në Uzbekistan. Ozols pritet që të jetë një pikë e fortë në katërkëndorin e portës së skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

“Jacques Fokam, sulmues 24-vjeçar i cili vjen si përforcim në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Fokam pritet që të rrisë cilësinë dhe konkurrencën me eksperiencën e tij, ku së fundmi ka luajtur në Superligën e Çekisë, me Dukla Pragën, por nuk mungojnë edhe eksperiencat e tjera në Danimarkë dhe USA”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Dime Dimov, mbrojtësi shtatlartë nga Maqedonia e Veriut, eksperienca e të cilit është formuar në klube të njohura të shtetit të tij, por edhe në Bullgari e së fundmi në Indonezi. Vlen të theksohet se ka qenë titullarë në çdo klub ku ka luajtur”, shkruhet në njoftimin e klubit.



