Teuta-Vllaznia 2-1(Shënuese: Marta Da Silva 24’, Anela Vishkulli 90’/Megi Doçi 84’)
Gramshi-Apolonia 1-2(Shënuese: Xhesika Ndoj 66’/ Esther Owusu 5’, Katiele Silva 86’)
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza kanë dhuruar emocione, rivalitet dhe spektakël në ndeshjet e para të zhvilluara të shtunën dhe sot, duke lënë gjithçka të hapur për takimet e kthimit.
Takimi më interesant ka qënë ai mes Teutës dhe Vllaznisë, ku futbollistet durrsake triumfuan me rezultatin 2-1 pas një ndeshjeje të luftuar dhe plot intensitet, ku të dyja skuadrat shfaqën nivel të lartë loje dhe spektakël në fushë.
Takimi i luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit nisi më mirë për vendaset, të cilat përmes futbollistet braziliane Marta Da Silva shënojnë në minutën e 24-të.
Rezultat ky që mbyll edhe pjesë e parë në favor të Teutës me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që 45 minutat flasin më shumë për Vllazninë, skuadrën kampione të Shqipërisë, e cila arrin të barazojë me të zakonshem Megi Doçi në minutën e 84.
Barazimi 1 me 1, e ndez akoma më shumë luftën sportive, me të dyja skuadrat që kërkojnë të shënojnë golin e fitores.
Atëhere kur mendohej se ndeshja po mbylljen na barazpeshe, pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes, është Teuta e cila me anë të ish futbollistes së Vllaznisë, Anela Vishkulli mposht portjeren e Vllaznisë, Elizateth Recalde duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 1 në favor të skuadrës durrsake.
Një humbje, e cila nuk kishte ndodhur prej rreth një viti, kur e kishte pësuar brenda në “Loro Boriçi” Gramshi.
Për të shkuar në finale, çifti Vllaznia-Teuta do të luajë edhe një 90-të minutësh tjetër përcaktues në Shkodër. A do të arrijë Teuta ta mbajë avantazhin, ku edhe me një barazim shkon në finale, apo Vllaznia do të arrijë ta përmbysë disavantazhin, kjo të shikohet në sfidën e kthimit të kësaj fundjave.
Emocionet nuk munguan as sot në gjysmëfinalen tjetër, Gramshi-Apolonia, ndeshje kjo e luajtur sot në stadiumin “Elbasan Arena”, e cila u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës fierake.
Pjesa e parë e ëksaj ndeshje u mbyll me avantazhin e Apolonisë 0-1, me gol të shënuar nga Esther Owusu në minutën e pestë.
Goli i Xhesika Ndojt në minutën e 66-të barazon rezultatin në 1 me 1, ndërkohë që katër minuta nga fundit, Apolonia shënon të dytin me anë të futbollistes, Katiele Silva, duke e çuar skuadrën fierake të avantazhuar në ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e saj.
Rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale-Kupa e Shqipërisë futboll vajza
Teuta-Vllaznia 2-1
Gramshi-Apolonia 1-2
(Video) Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Gramshi-Apolonisë(1-2)



