E nisur dje me katër duelet e para, Vllaznia – FK Vora, Bylis – Partizani, AF Elbasani – Teuta, Flamurtari – Egnatia, java e 23-të e Abissnet Superiore. Mbyllet sot me ndeshjen Tirana – Dinamo City.
Derbi i kryeqytetit është progranuar të luhet, në Stadiumi “Selman Stermasi” duke filluar prej orës 13:30. Një përballje me kahe të kundërta, bardheblutë për mbijetesë dhe blutë e Dinamos për “Fibal 4”.
Sa i takon ndeshjeve të ditës së djeshme, të javës së 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia fitoi në transfertë me Vorën 0-1, Partizani fitoi po në transfertë me Bylisin 1-2, Elbasani mundit Teutën 2-1 dhe Egnatia, fitoi 0-1 në transfertë me Flamurtarin.
Kalendari i javës së 23-të të Abissnet Superiore
Dje
Vora-Vllaznia 0-1
Bylis – Partizan 1-2
AF Elbasani – Teuta 2-1
Flamurtari – Egnatia, 0-1
Sot
Tirana – Dinamo City, 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”



