Grupi B i Euro 2020 hapet me një sukses të papritur për Finlandën kundër Danimarkës. Në mbrëmjen e frikës së madhe për Eriksen, në stadiumin Parken në Kopenhagen, përfaqësuesja e drejtuar nga Markku Kanerva fitoi derbin e Europës Veriore 1-0. Pas pjesës së parë të dominuar nga danezët, finlandezët fituan me golin e Pohjanpalo në minutën e 60-të. 15 minuta nga fundi, Hradecky arrin të presë penalltinë e Hojbjerg, duke ruajtur kështu fitoren.
Ishte e vështirë të shkoje përtej dramës, tronditjes, frikës, por lojtarët nga Danimarka zgjodhën të luanin, mbase edhe për Christian Eriksen. Dhe nuk ka rëndësi nëse sfida e parë e Grupit B të këtij Kampionati Europian përfundoi me fitoren historike të Finlandës 1-0, falë një goditje me kokë nga Pohjanpalo, ishte e vetmja gjuajtje gol nga njerëzit e Hjulmand. Mund të kishte qenë ndryshe nëse Hojbjerg nuk do të kishte humbur penalltinë. Nëse fati që duhej të ndihmonte danezët, shkoi i gjithi për Eriksen, atëherë është në rregull.
Një ndeshje kjo që pati momente dramatike kur Eriksen u shemb në tokë pas një arresti kardiak duke alarmuar të gjithë mjesidin e kësaj sfide, në stadium dhe jashtë tij. Ndeshja është pezulluar për shkak të një urgjence mjekësore që përfshiu Christian Eriksen të Danimarkës. Lojtari u transportua në spital duke marrë ndihmën e shpejtë. Pas kërkesës së bërë nga lojtarët e të dy ekipeve, UEFA ka rënë dakord të rifillojë ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës, e cila pas një ndërprerje të gjatë, u luajtën katër minutat e fundit të pjesës së parë, më pas do të kishte një pushim 5-minutësh për të luatur më pas pjesën e dytë, ku në përfundim finlandezët fituan minimalisht 1 me 0.