Anglia e hap me Kroacisë në Uembli para se Maqedonia e Veriut të debutojë në finale kundër Austrisë dhe Hollanda të presë Ukrainën në Amsterdam.
Anglia dhe Kroacia risjellin gjysmëfinalen e Kupës së Botës, për të filluar aventurën e të dielës në EURO 2020, përpara se Maqedonia e Veriut të bëjë debutimin kundër Austrisë dhe Hollanda të përballet me Ukrainën.
15:00: Anglia vs Kroacia (Grupi D, Londër)
Gati për një sfidë në Ëembley, por do të jetë veçanërisht magjepsëse të shohësh Mason Mount kundër Luka Modrić. Mount foli të premten për admirimin e tij për një lojtar me të cilin ai ndërroi bluzat gjatë gjysmëfinales mes Chelsea dhe Real Madridit në këtë sezon të UEFA Champions League. “Ndihmon të jesh tifoz i një lojtari dhe më pas të luash kundër tij sepse e di se çfarë i pëlqen të bëjë”, tha Mount. Njohja dhe bërja janë dy gjëra shumë të ndryshme, sigurisht, por kjo i jep shpresë Anglisë se ata mund të shmangin një përsëritje të humbjes së tyre gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018, kur Kroacia triumfonte.
18:00: Austria vs Maqedonia e Veriut (Grupi C, Bukuresht)
Austria mundi Maqedoninë e Veriut dy herë në kualifikueset për këtë turne, duke fituar 4-1 në Shkup dhe 2-1 në Vjenë. Ndeshja e fundit ishte në nëntor 2019, megjithatë, dhe ekipi i Igor Angelovskit është një staturë tjetër tani, pasi ka shijuar tetë ndeshje si e pamposhtur, që kalont në 2019 dhe 2020, para se të rriste nivelin e besimit me një fitore mahnitëse të Kualifikuesve Europiane në Gjermani në mars. Sigurisht, që do të kërkojë të bëjë një debutim të mirë, përballë një Austrie që e ëndërron një sfidë të tillë, si një mundësi e lehtë në letër për të siguruar fitoren që në start. Maqedonia e Veriut është vendi i 35-të dhe më i fundit që është kualifikuar për një Kampionat Europian të UEFA-s dhe së bashku me Finlandën (hyrja e 34-të e re) janë dy kombet debutuese që paraqiten në këtë ngjarje.
21:00: Hollandë vs Ukrainë (Grupi C, Amsterdam)
Ky moment startues në Euro paraqet vërtet një horizont të ri për Hollandën dhe Ukrainën, duke qenë se këto skuadra nuk kanë takuar kurrë më parë shpatat në një kontekst konkurrues. Ekziston gjithashtu mundësia që të dy palët të zhvillojnë një formacion 5-3-2 – sistemi i favorizuar nga trajneri i Oranje Frank de Boer, ndoshta kundër “konventës hollandeze”, dhe gjithashtu i përdorur dhe nga Ukraina.
Andriy Shevchenko vetë është një tifoz i stilit holandez 4-3-3, megjithatë qasja më e kujdesshme mund të mbizotërojë. “Ne mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, por parimet tona nuk do të ndryshojnë,” shpjegoi trajneri i Ukrainës. Ndërkohë, në qendër të kuintetit mbrojtës të Hollandës mund të shfaqet një 19-vjeçar, Jurriën Timber, para një portieri 38-vjeçar, Maarten Stekelenburg.
Është turneu i parë i madh i Hollandës që kur doli e treta në Kupën e Botës 2014 në Brazil, Oranje ka munguar në EURO 2016 dhe Rusi 2018. Herën e fundit që hollandezët dolën nga një letargji e ngjashme futbollistike, fituan çmimin e tyre të vetëm ndërkombëtar në EURO ’88.