Stadiumi “Loro Boriçi” formalizoi vendosjen e emrit në hyrjen kryesore. Një akt simbolik, i munguar prej vitesh, por i merituar për një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, për të cilin falënderojmë Bashkinë Shkodër.
Me këtë rast, Klubi i Futbollit Vllaznia rikujton sportdashësit shkodranë dhe drejtuesit lokalë për iniciativën e formalizuar me datë 25 Janar 2025, përmes së cilës i është kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak Shkodër miratimi i emërtimit të katër tribunave të stadiumit me emrat e katër korifejve të futbollit shqiptar: Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.
Kjo nismë e Klubit të Futbollit Vllaznia ka gjetur mbështetjen e shprehur publikisht nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci.
Në prag të 107-vjetorit të bashkimit në Vllazni të të gjitha zemrave që rrahin kuq e blu, presim reagimin institucional dhe formalizimin përfundimtar të kësaj kërkese, në nderim të figurave që kanë ndërtuar historinë e futbollit shkodran.
17 vite histori
17 vite respekt për ata që e ndërtuan këtë histori




