Friday, February 13, 2026

Disiplina dënon me 4 ndeshje dhe 100.000 lekë gjobë zyrtarin e KF Egnatia, Klejdi Zenelaj për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 13.02.2026

  1. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1, 13 dhe nenin 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

  1. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. FK Bylis, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  4. Zyrtari i AF Elbasani, Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

  1. FK Apolonia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FK Apolonia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës

  1. K.S. Korabi, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Oliver Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër KF Përmeti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
  6. Lojtari i KF Gramozi, Ardjol Zaka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i AF Elbasani U-16, Ermal Kycyku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i AF Elbasani U-16, Amarildo Sinani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FK Apolonia U-16, Eldi Biti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i Rinia EL U-19, Rael Selami, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Rinia EL U-19, Laert Jaçe, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i KF Butrinti U-19, Arseljo Metaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Butrinti U-19, Emiljano Zhuli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Zyrtari i KF Butrinti U-19, Petrit Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Jon Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i FC Kinostudio U-15, Albi Cakalli, për sjellje te dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i FC Dinamo City U-15, Luis Legisi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Zyrtari i KF Shkodra U-13, Noris Kozmai, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  20. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, zona Rajonale Tiranë, kunder Alfa Football Albania U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Roan Kadiolli, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE për pikën 24, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij. Dënimin e lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Dion Dangshi, për sjellje josportive dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 77 të KDE, me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  22. Pranimin e kërkesës së Holle U-16, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 21, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. Pranimin e kërkesës së Kamza 07, U-14, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 22, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  24. Pranimin e kërkesës së Korabi U-17, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 23, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  25. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Turbina U-16 kunder TR 19 Akademi U-16.
  26. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder Eagle Football.
  27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Argjend Hasfatija të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Orsi Ageja të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  29. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Qerim Cuni të KF Turbina si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  30. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Stiven Cela të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  31. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Henri Gjyzeli të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  32. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Dario Merja të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img