Grupi D i finaleve të Euro 2020 ku bëjnë pjesë Anglia, Kroacia, Skocia dhe Çekia ka startuar me ndeshjet e para ditën e diele. Në orën 15.00, kalendari ka përballur një çift shumë interesant, Angli-Kroaci, takim ky që u luajt në Ëembley si zakonisht me një numër të pjesshëm të tifozëve tshmë të lejuar nga strukturat përkatëse. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Sterling në minutën e 57-të për t’i dhënë tri pikët e para anglezëve. Fitore, kjo që për aq sa u dha në fushën e lojës ishte plotësisht e merituar për Anglinë, ndërkohë që nga ana tjetër kundërshtari që kishte përballë, Kroacia nuk u paraqit në nivelet e pritshmërisë së tifozësë së saj, por edhe opinionit të gjërë sportive.
Për t’u theksuar është për herë të parë Anglia ka fituar ndeshjen e saj të parë në një edicion të Kampionatit Europian. Ndërkohë që e kundërta është me Kroacinë, e cila humbi ndeshjen e parë europiane për herë të parë në garë: ata kishin arritur katër fitore dhe një barazim në pesë paraqitjet e tyre të mëparshme. Raheem Sterling ka marrë pjesë në 19 gola në 17 ndeshjet e tij të fundit për Anglinë (13 gola, gjashtë asistime). Është shënuesi i 25-të i Anglisë në Kampionatin Europian.
Duke vijuar me statistikat e kësaj përballje duhet thënë se Ante Rebiç është lojtari nga Kroacia i cili ka provuar më shumë gjuajtje në këtë ndeshje (tre), një rekord midis të gjithë lojtarëve në fushë, barazim me Sterling. Në moshën 17 vjeç dhe 349 ditë, Jude Bellingham është bërë lojtari më i ri që është aktivizuar në finalet e Kampionatit Europian dhe anglezi më i ri që ka luajtur në një turne të madh ndërkombëtar.
Phil Foden (21 vjet e 16 ditë) është lojtari i pestë më i ri anglez që luan si titullar, pas Ëayne Rooney, Alex Oxlade-Chamberlain, Dele Alli dhe Michael Oëen. Josko Gvardiol është lojtari i parë nën moshën 20 vjeç që luan një turne të madh ndërkombëtar me Kroacinë (19 vjeç dhe 141 ditë).