Teuta-Bylis 1-2(Shënues: Votlai 5’, Kotobelli 56’/Marku 3’)
Pas një seri ndeshjesh negative dhe pa rezultat, më së fundmi, pas dhjetë ndeshjes mungesë, vjen edhe fitorja e durrsakëve.
Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” në kuadrin e javës së 24-të të Abissnet Superiore, kur Teuta mundi në shtëpi Bylisin me rezultatin 2 me 1.
Megjithatë, ndeshja nuk nisi aspak mirë për durrsakët, sepse miqtë nga Ballshi shënojnë të parët me anë të Markut që në minutën e tretë.
Nuk vonon, dhe vetëm pas dy minutash është Teuta që barazon me autor Votlai.
Me rezultatin 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që pas njëmbëdhjetëminutash nga nisja e së dytës, është kapiteni durrsak Blerim Kotobelli që ekzekuton një goditje perfekte dënimi nga jashtë zonës së rreptësisë së miqte, me topin që shkon në shtyllën pingule të djeshtë të portjetit ballshiot dhe më pas pushon në rrjetë.
Gol, i cili qëndron në fuqi deri në mbyllje të të gjithë takimit, i cili mbyllet me fitoren e Teutës me rezultatin 2 me 1.
Fitore kjo që e pozicion Teutën në vendin e gjashtë të renditjes në Abissnet Superiore në kuotën e 30-të pikëve, aq sa ka edhe Partizanin i vendit të pestë, por me një ndeshje më pak.



