Veleçiku-KF Shiroka 1-2(Shënues: Gjini 61′ / Dulaj 46′, Kalaja 48′)
Grupi A i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë se Dytë luajti pasditen e djeshme ndeshjet e javës së 14-të. Një javë ku vemendjen kryesore e mori derbi verior në mes Veleçikut dhe Shirokës.
Ndeshja e luajtur në fushën sportive “Duli” të Koplikut ishte shumë luftarake dhe me një rivalitet deri në mbyllje të të gjithë takimit, i cili u mbyll me rezultatin e ngushtë 1 me 2 në favor të Shirokës.
Pas një pjese të parë pa gola, tre golat e kësaj ndeshje u shënuan në 45 minutat e dyta. Të parët janë shirokasit mysarirë në këtë takim që zhbllokojnë rezultatin me të zakonshim Elidon Duli që shënon dy minuta nga fillimi i kësaj pjese. Nuk vonon dhe tre minuta pas Dulajt është blerja më e re e Shirokës, ish futbollisti i Vllaznisë Arlind Kalaja që tund rrjetën e portjerit vendas Redmir Lopçi duke shënuar golin e tij të parë me uniformën e Shirokës si dhe të dytin për skuadrën e tij në këtë ndeshje.
Një gol qetësie ky, kur avantazhi shkon në 0 me 2 për Shirokën, por këtë qetësi e prish për momentin një tjetër ish i Vllaznisë si Jurgen Gjini, i cili duke shënuar në minutën e 61-të për Veleçikun i ngushton shifrat e rezultatit në 1 me 2.
Minutat në vazhdim janë shumë interesante, vendasit për të barazuar rezultatin dhe mysafirët e Shirokës për të mbajtur avantazhin, dhe ia arrijnë në mënyrën më të mirë, pasi vërshëllima e fundit e gjyqtares ndërkombëtare, lezhjanes Eglantina Pjetrushi zyrtarizon fitoren e Shirokës me rezultatin 1 me 2.
Fitore kjo që e çon Shirokën në kuotën e 29 pikëve, ku duke përfituar nga pushimi këtë javë për Sopotin e Librazhdit ngjitet në vendin e dytë, katër më pas sesa Besëlidhja që kryeson me 34 pikë dhe dy më shumë sesa librazhdasit e Sopotit që janë në vendin e tretë.
(Video) Ndeshja, Veleçiku-KF Shiroka, 1-2. Kategoria e dytë, grupi A.



