Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Abissnet Superiore mbyllet sot me duelin Vora-Tirana, takim i cili do të luhet në stadiumin e Vorës prej orës 13:30
Më herët, të premten u luajtën dy ndeshjet e para: Skënderbeu-Egnatian dhe AF Elbasani – Dinamo City, të cilat përfunduan me fitoret e korçarëve dhe elbasanasve me të njëjtin rezultat, 1 me 0,
E shtuna vijoi edhe me dy përballje të tjera, ku Teuta mundi Laçin 1 me 0, takim ky i luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 18:30, në “Air Albania”, Vllaznia mundi Partizanin me rezultatin 0-1 me gol të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj në minutën e 57-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Kalendari i javës së 12-të Abiisnet Superiore
Të premten
Skënderbeu – Egnatia, 1-0
AF Elbasani – Dinamo City, 1-0
Të shtunën
Teuta – KF Laçi, 1-0
Partizani – Vllaznia, 1-0
Të dielën
FK Vora – Tirana, 22.11.2026, 13:30


