Sunday, February 15, 2026

Derbi flet kuq, Partizani mposht Tiranën dhe rihap garën për katërshen

Lexo

- Reklamë -spot_img

Derbi i kryeqytetit numër 211 në historinë mes Partizani Tirana dhe KF Tirana përfundoi me triumfin e të kuqve. Në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të Abissnet Superiore, të zhvilluar në “Air Albania Stadium”, Partizani fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për “Final Four”.

Atmosfera në “Air Albania” ishte elektrizuese, me tifozë të shumtë në shkallët e stadiumit, që i dhanë derbit ngjyrat dhe emocionet e zakonshme. Të kuqtë hynë më të vendosur në fushë dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 26-të. Pas një aksioni të shpejtë në zonë, sulmuesi belg Sekou Sidibe u gjend në vendin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në kampin e Partizanit.

Goli i avantazhit i dha më shumë siguri skuadrës së kuqe, e cila vijoi të ushtrojë presion mbi mbrojtjen bardheblu. Vetëm 11 minuta më vonë, në minutën e 37-të, erdhi edhe goli i dytë. Vusal Isgandarli përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe finalizoi saktë, duke dyfishuar shifrat dhe vënë ndeshjen në drejtimin e dëshiruar për Partizanin që para pushimit.

Në pjesën e dytë, Tirana tentoi të reagojë dhe të rikthehet në lojë, duke shtuar volum në mesfushë dhe duke kërkuar më shumë prezencë në zonën kundërshtare. Megjithatë, mbrojtja e Partizanit u tregua e organizuar dhe e kujdesshme, duke neutralizuar përpjekjet e rivalëve. Të kuqtë administruan avantazhin me qetësi, ndërsa në kundërsulm rrezikuan edhe për golin e tretë.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe renditet në vendin e pestë, vetëm tri pikë larg Dinamos që mban pozicionin e fundit në zonën “Final Four”. Në anën tjetër, Tirana mbetet me 21 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë, duke vijuar të jetë nën presion në javët e mbetura të kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img