Java e 23-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në dy ditë,të shtunën dhe të dielën.
Tre ndeshje do të luhen të shtunën,ndërsa tre takimet e tjera do të zhvillohen ditën e dielë.
Ditën e shtunë Pogradeci do të përballet me Lushnjen në shtëpi ndërsa sfida tjetër është Laçi-Luftëtari,sfida këto që jan planifikuar të nisin në orën 13:30.
Sakaq po të shtunën do të luhet edhe ndeshja Skënderbeu-Kukësi e cila do të nis në orën 16:30.
Të dielën Burreli-Korabi do të jetë një prej ndeshjeve që do të mar vëmendjen e tifozëve për llogaritë e javës së 23-të,ndërsa Iliria-Besa do të jetë një tjetër sfidë interesante.
Ndërsa takimi i fundit i kësaj jave është Kastrioti-Apolonia me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marin pikët e plota
Fatos LAMAJ


