Mbyllet java e tretë Abissnet Superiore, Egnatia ruan ritmin perfekt dhe kryeson e vetme me 9 pikë. Fitore të rëndësishme për Teutën, Dinamon, Partizanin dhe Tiranën. Vllaznia e 8-ta me dy pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të diel, duke dhuruar gola, emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat që synojnë objektivat e tyre në sezonin e ri.

Egnatia vijon me ritëm perfekt në këtë fillim kampionati. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 Skënderbeun në “Arena Egnatia”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke konfirmuar formën e mirë në javët e para të sezonit.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Teuta, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj KF Laçit, duke marrë tri pikë me vlerë në një përballje të luftuar.

Në “Loro Boriçi”, Partizani siguroi fitoren e parë të sezonit të ri, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje me ritëm dhe karakter, duke marrë tri pikët e para në kampionat.

Një tjetër fitore e rëndësishme ishte ajo e Tiranës. Bardheblutë triumfuan 4-0 ndaj FK Vorës në “Selman Stërmasi”, duke reaguar pas dy humbjeve në dy javët e para dhe duke marrë fitoren e parë në këtë sezon.

Java e tretë u mbyll në “Elbasan Arena”, aty ku Dinamo City mposhti AF Elbasanin me rezultatin 2-1. Blutë regjistruan kështu fitoren e dytë radhazi, duke vijuar ecurinë pozitive në kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo pritëse, sfidon verdheblutë brenda në “Elbasan Arena” dhe është e treta me 6 pikë pas Egnatias dhe Teutës me 9 dhe 7 pikë

Dinamo-AF Elbasani 2-1(Shënues: Berisha 38',Vila 65'/Nikaj 25') Kartonë të verdhë:Adamu 9',Malomo 86'/Epitaux 23',Deliu 31',Memetaj 73'(staf) Dinamo:Teqja,Ismaili(Ruçi 75’),Meta(Farruku 76’),Hoxhallari,Adamu,Vila,Silva(Metaj 80’),Malomo,Qefalia,Aliji,Berisha (Mustafa 75’)...
- Advertisement -spot_img