KF Bashkimi, shkëlqen në Turneun “Shkodra Trophy Edicioni-3”. Fiton trofetë me moshat U9 dhe U11

Lexo

- Reklamë -spot_img

Akademia Futbollit Bashkimi e drejtuar nga kryetrajneri Ervin Alushi, mori pjese në Turneun Ndërkombëtar të futbollit të moshave organizuar pasditen e sotme në Kompleksin Sportiv “Zmijani” Shkodër.

Në rivalitet me ekipe të moshave nga Shkodra, Mali i Zi dhe Maqedona, spikatjen më të madhe e bënë ekipet e KF Bashkimi.

Falë paraqitjes shumë pozitive, ekipet e kategorisë U-9 dhe U-11 nën drejtimin trajnerëve Ervin Alushi,Valentin Kola dhe Taulant Nikshiqi u shpallën fitues duke merituar kupat përkatëse.

Vlen të theksohet se aktiviteti në fjalë u zhvillua, jo vetëm me një luftë të fortë sportive, por edhe me harmoni dhe miqësi ndërmjet ekipeve pjesëmarrese, të cilat deklaruan se do të vijojnë bashkëpunimin e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, qoftë në Shkodër, apo në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Krahas të tjerave, trofeu në fjalë i shërbeu ekipeve pjesëmarrëse si një mundësi më shumë në përgatitje për fillimin e kampionateve respektive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img